lajmi.net

Ancelotti kritikon Di Marian

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kritikuar përforcimin e ri të Manchester Unitedit, Angel Di Maria duke thënë se ai shpeshherë e humbte posedimin.

Sport

11/11/2014 11:27

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kritikuar përforcimin e ri të Manchester Unitedit, Angel Di Maria. Argjentinasi ka shkëlqyer në Old Trafford pas transferimit nga Los Blancos gjatë verës për 75 milionë euro.

Reali e kompensoi mungesën e Di Marias duke transferuar James Rodriguezin nga Monaco. Por, Ancelotti ka bërë një kritikë ndaj argjentinasit duke thënë se ai shpeshherë e humbte posedimin.

“Njerëzit duhet të mendojnë dy herë para se të thonë se James mund të zëvendësojë Di Marian sepse ata janë futbollistë të kundërt”, deklaroi Ancelotti për “Radio Onca Cero”.

“Di Maria mund t’i ndryshojë ndeshjet me energjinë e tij, por ai nganjëherë e humbte kontrollin, duke gabuar në pasime të rëndësishme”, u shpreh italiani. 

Ancelotti kritikon Di Marian

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se klubi vendosi ta shesë Angel Di Marian në Manchester United për shkak të kërkesës së argjentinasit për pagë të lartë.

Sport

14/10/2014 15:12

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Real Madrid vendosi ta shesë Angel Di Marian gjatë verës për shkak të kërkesës së argjentinasit për pagë të lartë.

Mesfushori ofanziv i ndihmoi gjigantit spanjoll të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Di Maria u shit në Manchester United në marrëveshje me vlerë prej 75 milionë euro, pas dështimit në negociatat për vazhdimin e kontratës në Santiago Bernabeu.

“Di Maria kërkoi shumë para dhe preferoi të largohet për të fituar më tepër diku tjetër. Klubi thjesht nuk pranoi që t’i jepte paratë që kërkoi”, deklaroi Ancelotti për “Cadena Cope”. 

Ancelotti kritikon Di Marian

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kritikuar Angel Di Marian duke thënë se argjentinasi u largua nga klubi duke iu bashkuar Manchester Unitedit sepse ishte i motivuar nga paratë.

Sport

02/09/2014 09:04

Carlo Ancelotti ka theksuar se Angel Di Maria iu bashkua Manchester Unitedit sepse është i motivuar nga paratë.

United theu rekordin e transferimeve në Britani duke angazhuar yllin argjentinas për 75 milionë euro nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës, duke dërguar shpenzimet me Louis van Gaalin në 160 milionë euro.

Dhe, trajneri i Los Blancos, Ancelotti ka vendosur ta sulmojë Di Marian, i cili bëri 52 paraqitje në të gjitha garat e edicionit të shkuar.

“Disa futbollistë preferojnë të garojnë, disa të tjerëve ju pëlqen të përfitojnë para”, deklaroi Ancelotti për “Eurosport”.

“Nëse një futbollist ka nevojë për motivim që të luajë në ekipin më të mirë në botë, nuk e kam problem që ta lejoj të largohet”, u shpreh italiani.

Reali transferoi sulmuesin Javier Hernandez në huazim nga United në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës dhe ai iu bashkua blerjeve të reja si James Rodriguez, Toni Kroos e Keylor Navas.

LM