Ancelotti: Kjo është arsyeja e humbjes së Realit në El Clasico

Carlo Ancelotti ka analizuar humbjen e ish skuadrës së tij, Real Madrid, nga Barcelona në “El Clasico”.

Sport

26/11/2015 22:24

Carlo Ancelotti ka dhënë versionin e tij të arsyes për humbjen e ish skuadrës së tij, Real Madrid, nga Barcelona në “El Clasico”.

“Los Blancos” u dominuan nga kundërshtari duke u mposhtur me rezultat 4:0 në Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Ancelotti ka analizuar humbjen e Realit.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, Reali nuk ishte kompakt, Barcelona ndihej shumë komode me topin”, deklaroi ai.

“Real Madrid nuk arriti të jetë kompakt dhe e humbi kontrollin e ndeshjes. Mesfusha e Barcelonës, Rakitic, Busquets, Sergi Roberto e fituan betejën e mesfushës. Barcelona zhvilloi një lojë shumë të mirë”, u shpreh Ancelotti.