Ancelotti: Këtu do të ndalet Barcelona

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se Barcelona do të humbë pikë në ndeshjen e xhiros së parafundit kundër Atletico Madridit.

Sport

28/04/2015 13:17

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk dorëzohet në garë për titull.

Los Blancos kanë dy pikë më pak se lideri Barcelona dhe vazhdojnë të jenë në ndjekje të pozitës së parë.

Madje, italiani beson se Barcelona do të humbë pikë në ndeshjen e xhiros së parafundit ndaj Atletico Madridit.

“Besoj se po, sepse Atletico gjithmonë është shfaqur si ekip profesionist që luan gjithmonë në maksimum. Nuk dyshoj tek ata, tek trajneri dhe futbollistët”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.