Ancelotti ka një lajm të keq për Hysajn

Carlo Ancelotti mund të vendos që mbrojtësi shqiptar të jetë rezervist në takimin e radhës.

Sport

21/09/2018 10:01

Elseid Hysaj ballafaqohet me një situatë të pazakonshme para ndeshjes Torino – Napoli në Serie A.

“Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri Carlo Ancelotti mund të vendos që mbrojtësi shqiptar të jetë rezervist në takimin e radhës.

Hysaj dhe Malcuit janë në garë për një fanellë të titullarit në formacionin 4-4-2, përcjell “lajmi.net”.

Ancelotti planifikon ndryshime të vogla në formacion për t’i mbajtur futbollistët e freskët pas ndeshjes së mesjavës ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/