Ancelotti: Jemi duke i përcjellur disa lojtarë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se skuadra e tij, përpos se ka shprehur interes për transferimin e Lucas Silva, është duke përcjellur edhe disa lojtarë të tjerë.

Sport

08/12/2014 16:06

Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij është duke përcjellur disa lojtarë, duke mos dashur të zbulojë ndonjë emër, përpos atij të Lucas Silva.

“Ne jemi të interesuar për të transferuar Lucas Silvan. Sidoqoftë, ai nuk është i vetmi, pasi ne jemi duke përcjellur disa lojtarë”.

“Pas Kupës së Botës për Kluve, ne do të vendosim nëse do të bëjmë ndonjë transferim në janar”, përfundoi trajneri italian.

Presidenti i Cruzeiros, Gilvan de Pinho Tavares ka pranuar ta shesë lojtarin e skuadrës së tij, Lucas Silvan për një shumë prej 15 milionë euro.