Ancelotti: Jemi afër gjysmëfinales

Carlo Ancelotti thotë se Real Madridi është afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, por insiston se asgjë nuk është e garantuar, para ndeshjes çerekfinales ndaj Borussia Dortmundit. Madrilenët fituan 3:0 në ndeshjen e parë, ndërsa do ta zhvillojnë lojën e kthimit të martën mbrëma, në kërkim të gjysmëfinales. “Ne jemi afër ta arrijmë gjysmëfinalen. Ky…

Sport

07/04/2014 20:53

Carlo Ancelotti thotë se Real Madridi është afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, por insiston se asgjë nuk është e garantuar, para ndeshjes çerekfinales ndaj Borussia Dortmundit.

Madrilenët fituan 3:0 në ndeshjen e parë, ndërsa do ta zhvillojnë lojën e kthimit të martën mbrëma, në kërkim të gjysmëfinales.

“Ne jemi afër ta arrijmë gjysmëfinalen. Ky është motivi më i madh që mund ta keni”, deklaroi trajneri italian në konferencë për shtyp.

Tek verdh e zinjtë rikthehet sulmuesi i rrezikshëm, Robert Lewandowski, i cili sezonin e kaluar realizoi katër gola ndaj ‘Los Blancos’.

“Por, rikthimi i Lewandowskit e ndryshon lojën. Prezenca e tij i motivon vendësit”, vazhdoi ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG-së.