Ancelotti: Ja pse më brengos Juventus

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka një brengë para dueleve me Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 14:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Juventus e ka përfunduar punën në Serie A dhe do të ketë më shumë mundësi të përqendrohet tek dueli me ta në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Juventus është klub me histori legjendare dhe është rikthyer në gjysmëfinale pas 12 vjetësh”, u shpreh ai.

“Ata janë duke kaluar një sezon shumë të mirë dhe praktikisht e kanë fituar ligën italiane. Kjo nënkupton se mund të përqendrohen më tepër në Ligën e Kampionëve”, theksoi Ancelotti.