Ancelotti: Ja pse i frikësohem Real Madridit

Liga e Kampionëve për Carlo Ancelottin do të jetë më e fortë se kurrë.

Sport

09/07/2017 18:31

Trajneri i Bayern Munich në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, ka deklaruar se dëshiron ta fitojë për herë të katërt këtë trofe, por cek se nuk do të jetë lehtë me kthimin e skuadrave si Chelsea e Manchester United në këtë garë.

Italiani po ashtu deklarohet i frikësuar se Real Madrid mund ta fitojë për të tretën herë radhazi garën më elitare në Evropë.

“Është ëndrra ime ta fitoj për herë të katërt Ligën e Kampionëve”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Kjo garë do të jetë më e fortë se kurrë më parë për shumë arsye. Do të rikthehen klube të mëdha angleze, si Chelsea e Manchester Unitedi”.

2Barcelona dhe Bayern Munich janë të etura për t’u rikthyer sërish në maje, Juventusi ëndërron që të fitojë trofeun që i mungon për shumë vite dhe krejt në fund ideja se Reali Mund të kompletojë het-trikun, për këto arsye do të jetë shumë interesant Championsi”, shtoi ai./Lajmi.net/