Ancelotti: Ja e ardhmja e Ramosit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka insistuar se qendërmbrojtësi Sergio Ramos nuk do të largohet nga klubi.

Sport

23/01/2015 16:11

Tifozët e Real Madridit mund të jenë të qetë, Sergio Ramos nuk do të largohet nga klubi, ka insistuar trajneri Carlo Ancelotti.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka zgjuar spekulime se mund të braktisë gjigantin madrilen duke refuzuar ofertën e re për vazhdimin e kontratës.

Por, Ancelotti është i sigurt se e ardhmja e Ramosit është në Madrid.

“Nuk besoj se qështja e vazhdimit të kontratës do të ndikojë në paraqitjet e tij. Sergio është gjithmonë i motivuar”, deklaroi Ancelotti.

“Nuk ekziston asnjë arsye për t’u brengosur. Kemi futbollistë që kanë një fanellë të cilën do ta mbajnë deri në fund të jetës. E ata mund të them se janë Iker, Cristiano dhe Ramos”, u shpreh ai.