Ancelotti: Ja cili mesfushor më pëlqen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pranuar se i pëlqen mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Chrostoph Kramer.

Sport

10/12/2014 09:12

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shprehur admirimin e tij për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Chrostoph Kramer, në mes të spekulimeve rreth mundësisë së transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kramer është duke u përmendur si një prej opsioneve të Ancelottit për ta përforcuar mesfushën për pjesën e dytë të sezonit.

Dhe, Ancelotti ka pranuar se i pëlqen anëtari i Borussia Monchengladbachut.

“Kramer? Nuk mund të flas për futbollistë që nuk janë të Real Madridit, por më duhet ta them këtë. Është një futbollist që më pëlqen shumë si mesfushor”, deklaroi Ancelotti pas fitores 4:0 ndaj Ludogorets Razgrad në Ligën e Kampionëve.