Ancelotti i kënaqur me performancën, jo me rezultatin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin ndaj Atletico Madridit, mirëpo i lumtur me performancën që tregoi skuadra e tij sidomos në pjesën e parë.

Sport

14/04/2015 23:14

Ancelotti ka thënë se skuadra e tij ishte shumë e mirë sidomos në pjesën e parë, ku duhej të kishte shënuar së paku një gol.

“Nuk është një rezultat i mirë. Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe është dashur të shënonim një gol”.

“Sidoqoftë, ne jemi të lumtur me performancën tonë. Ne duhet të tentojmë të përsërisim performancën që kemi treguar në pjesën e parë gjatë takimit kthyes në Bernabeu”, përfundoi italiani.