Ancelotti ëndërron Italinë

Carlo Ancelotti ka frikësuar tifozët e Real Madridit duke pranuar se ëndërron të marrë detyrën e selektorit të Kombëtares italiane.

Sport

26/02/2015 16:30

Carlo Ancelotti dhe Real Madrid janë duke shkuar mirë së bashku. Mirëpo, strategu italian ka pranuar se ëndërron një post e që është tjetër nga ai që ka aktualisht.

Ancelotti dëshiron që një ditë të emërohet selektorit i Kombëtares italiane.

“Ëndrra ime mbetet ajo të drejtoj Kombëtaren time. Dhe, shpresoj se në të ardhmen do të bëj realitet”, deklaroi Ancelotti gjatë një konference të organizuar nga Universiteti i Evropës, ku ai ishte mysafir së bashku me drejtorin për marrëdhënie institucionale, Emilio Butragueno.

“Do të më pëlqente ta fitoj Botërorin me Italinë”, theksoi ai.