Ancelotti e refuzon Monacon

Carlo Ancelotti është i vendosur ta ketë një eksperiencë të suksesshme me Real Madridin. Trajneri italian e ka refuzuar një ofertë të majme nga Monaco, prej 45 milionë eurosh për pesë vjet, duke preferuar të qëndrojë në Bernabeu.

Sport

08/05/2014 17:10

Carlo Ancelotti e ka refuzuar një super ofertë nga Monaco. Për këtë është i sigurt eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio, i cili përmes uebfaqes së tij zyrtare, i ka zbuluar detajet e kësaj çështjeje.

Për trajnerin e Real Madridit, miliarderi Dmitry Rybolovlev thuhet se i ka vënë në ‘pjatë’ 45 milionë euro për pesë vjet, plus një buxhet stratosferik për afatin kalimtar, për të bërë përforicime.

Mirëpo, ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG-së, e ka refuzuar këtë ofertë, duke preferuar ta vazhdojë eksperiencën madrilene.

Ancelotti gjendet në sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeu, duke e dërguar Realin në finale të Ligës së Kampionëve.