Ancelotti e do Pogban

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pranuar se është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba. 20-vjeçari është bërë i shumëkërkuar pas paraqitjeve fantastike me Bianconerët, pas transferimit nga Manchester United më 2012. Reprezentuesi francez spekulohet se kërkohet edhe nga kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain, mirëpo Real Madrid ka konfirmuar…

Sport

11/03/2014 20:34

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pranuar se është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

20-vjeçari është bërë i shumëkërkuar pas paraqitjeve fantastike me Bianconerët, pas transferimit nga Manchester United më 2012.

Reprezentuesi francez spekulohet se kërkohet edhe nga kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain, mirëpo Real Madrid ka konfirmuar se ka hyrë në garë për të. “Ai është futbollist shumë i mirë”, deklaroi Ancelotti për RMC Sport.

“Ai ka të ardhme të ndritur. Ai është në një klub të madh dhe është duke bërë punë të mirë. Ai është mesfushor i kompletuar. Ta transferojmë? Pse jo. Ai është një prej mesfushorëve më të mirë të rinj së bashku me Verrattin dhe Iscon”, u shpreh strategu italian.