‘Ancelotti, fajtori për lëndimin e Modricit’

Mjeku kryesor i Kombëtares së Kroacisë, Boris Nemec ka thënë se Carlo Ancelotti është njeriu që duhet të fajësohet për lëndimin e mesfushorit, Luka Modric.

Sport

19/04/2015 23:18

Mjeku kryesor i Kroacisë, Boris Nemec ka thënë se Ancelotti është fajtori kryesor për lëndimin e Modricit, pasi nuk i ka dhënë fare pushim mesfushorit kroat, i cili vetëm se ishte i lënduar.

“Ancelotti nuk e rezervoi fare Modricin që nga momenti që ai u kthye nga një lëndim i gjatë”, tha Nemec për Nova TV.

“Ai luajti për 90 minuta në secilin takim. Ancelotti e ka vendosur Modricin në një presion shumë të madh, në vend se t’i jap pushim herë pas here”.

“Modric nuk u lëndua sepse pranoi ndonjë goditje të fortë, por sepse nuk ishte i gatshëm 100% për lojë”.

“Ai është përdorur më shumë se që duhej”, përfundoi Nemec.