Ancelotti deklarohet për shortin në Ligën e Evropës

Napoli do të ketë një përballje të lehtë në Ligën e Evropës.

Sport

17/12/2018 15:03

Napoli do të përballet me Zurichun në kuadër të raundit të 32-të në Ligën e Evropës, ndërsa Carlo Ancelotti ka thënë se e respekton kundërshtarin.

“Zurich ka luajtur mirë në fazën grupeve, andaj ne do të tregojmë respekt për ta”, ka thënë trajneri italian, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo do të thotë, që ata kanë dëshirë të madhe që ta kalojnë edhe këtë fazë”, ka shtuar më tej Ancelotti.

Napoli u eliminua nga Liga e Kampionëve, për ta vazhduar garën në Ligën e Evropës, e që është njëri ndër favoritët për ta fituar këtë kompeticion. /Lajmi.net/