Ancelotti cakton kushtet për postin e selektorit të Italisë

Carlo Ancelotti kërkon që pjesë e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të jetë edhe i biri, Davide, dhe Andrea Pirlo.

Sport

25/04/2018 15:43

Gazzetta Dello Sport jep një detaj mjaft interesant të bisedimeve të Italisë me Ancelottin pr tu bërë trajneri i të kaltërve, ky detaj mund të çojë në tërheqjen e Federatës Italiane të Futbollit.

Trajneri 58-vjeçar është gati ta marrë këtë detyrë të rëndësishme në një moment të vështirë, por kërkon bashkë me stafin e tij më shumë se 5 milionë euro në vit.

Dhe jo vetëm kaq, Ancelotti kërkon që pjesë e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të jetë edhe i biri, Davide, dhe Andrea Pirlo.

Roberto Mancini ka një kosto financiare më të ulët, por i vetmi që i përgjigjet këtij buxheti është Claudio Ranieri.