Ancelotti befason tifozët e futbollit me klubin e ri

Pronarëve të klubit londinez u ka sosur durimi me francezin, që për herë të fundit titullin e Premier League e ka fituar në vitin 2004.

Sport

11/01/2018 09:33

Carlo Ancelotti do të jetë pasuesi i Arsene Wenger tek Arsenali.

Kështu raportojnë mediat angleze dhe ato italiane.

Trajneri francez, që drejton prej 21-vjetësh “Topçinjtë” do të largohet në fund të sezonit, për t’ia lënë vendin italianit, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë në total 40 milionë euro, pa bonuset, transmeton “Supersport.al”.

Pronarëve të klubit londinez u ka sosur durimi me francezin, që për herë të fundit titullin e Premier League e ka fituar në vitin 2004.

Zbehet mundësia që Ancelotti të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane.

Në fakt, vetë 58-vjeçari, i cili ka fituar 20 trofe në 5 vende të ndryshme e kishte bërë qartë që synon të jetë në qendër të një projekti me një klub të njohur.

Arsenali ndoshta është destinacioni ideal për të nisur një epokë të re në Premier League.