Ancelotti: Baseli, më i mirë se Liverpooli

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e Baselit është më e mirë se ajo e Liverpoolit, duke marrë parasysh formën që kanë treguar skuadrat në Ligën e Kampionëve.

Sport

26/11/2014 23:53

Ancelotti ka thënë se Baseli është më i mirë se Liverpoolit, duke u bazuar në performancat që treguan skuadrat në ndeshjet grupore të Ligës së Kampionëve.

“Baseli është më i mirë se Liverpooli. Ata janë në një formë të shkëlqyer fizike”, tha Ancelotti pas fitores ndaj Baselit.

“Sidoqoftë, ndeshja e tyre e fundit që do të luhet në Anfield do të jetë shumë e vështirë”, përfundoi trajneri italian.

Reali e mposhti Baselin me rezultat 1-0, mirëpo duhet të pranohet se zviceranët kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë, duke kërcënuar disa herë portën e madrilenëve.