Ancelotti analizon ndeshjen Juventus – Real Madrid

Carlo Ancelotti pret një ballafaqim të fortë në fazën tjetër të garës.

Sport

17/03/2018 11:55

Carlo Ancelotti ka parashikuar duelin mes Juventusit dhe Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ish trajneri i “Bianconerëve” dhe “Los Blancos” pret një ballafaqim të fortë në fazën tjetër të garës.

Por, ai beson se skuadra italiane do të jetë e vetëdijshme për atë që duhet bërë në dy ndeshjet ndaj Real Madridit.

“Ky Juventus është ndryshe nga ai i humbjes 4:1 në finalen e Cardiffit në sezonin e kaluar. Është më i fortë dhe më i vetëdijshëm për forcën e tij. Allegri e di se çfarë duhet të bëjë, në Wembley ndaj Tottenhamit ka zhvilluar lojën perfekte”, deklaroi Ancelotti për “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Juventus nuk ka pranuar gol nga 30 dhjetori i kaluar, ka mbrojtjen më të mirë në Serie A, por të mbështetet vetëm tek mbrojtja për ta eliminuar kampionin e Evropës nuk mjafton”, u shpreh ai. /Lajmi.net/