Ancelotti, 50 fitore me Real Madridin

Fitorja e djeshme e Realit kundër Deportivos ishte fitorja e 50-të e Carlo Ancelottit si trajner i Los Blancos.

Sport

21/09/2014 13:10

Ancelotti ka zhvilluar plotë 68 ndeshje si teknik i skuadrës mbretërore, duke arritur kështu plotë 50 fitore.

Nga këto 50 fitore të Ancelottit, 29 janë arritur në La Liga, 12 në Ligën e Kampionëve, tetë në Copa del Rey dhe një në Uefa SuperKupë.

Në 68 ndeshje të zhvilluara me Ancelottin, skuadra e Real Madridit ka arritur të shënojë 181 gola, me një mesatare prej 2.6 gola në ndeshje.

Tekniku italian arriti që me skuadrën mbretërore të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, Copa del Rey dhe Superkupën europiane.