Analizë: 4 favoritët për të fituar Botërorin

Sipas një analize të detajuar, vihen re 4 skuadrat favorite për të fituar Botërorin e këtij viti në Rusi.

Sport

12/06/2018 16:38

Gjithçka luhet mes emrave “big” të këtij kompeticioni, ku më të përfolurit për të arritur një sukses janë Brazili, Franca, Spanja e Gjermania.

Brazili- Një ekip i transformuar nën udhëheqjen e Tites. Brazili ishte ekipi i parë (përveç Rusisë) që siguroi biletën dhe kualifikimin. Humbja 7-1 kundër Gjermanisë e kishte futur ekipin në një panik total, por filloi të merrte veten dhe të reagonte. Madje duke fituar edhe 1-0 kundër Gjermanisë në një miqësore. Gabriel Zhezus është rritur shumë, ndërsa Alison dhe Kutinjo janë shndërruar në pika të forta. Shumë lojtarë cilësorë dhe balancë që jep siguri. Nejmar është ylli i skuadrës, por Brazili këtë herë duket më shumë kolektiv. Në dy miqësoret kundër Kroacisë dhe Austrisë shënoi dhe tregoi që është rikthyer.

Rezultate imazhesh për brasil national team 2918

Franca- Didie Deshamp prezantohet në Rusi me një skuadër të mbushur me talente. Mjafton të shohësh listën me 23 lojtarë ku janë Pogba, Grizman, Mbape Dembele dhe shumë të tjerë. Se sa do ta gjejë çelësin e suksesit trajneri mbetet për t’u parë, por sigurisht ata janë një ekip favorit dhe me yje. Por, De Shamp mund të bëhet i treti në histori që mund të fitojë Kupën edhe si lojtar edhe si trajner. Lojtari kryesor është Antuan Grizman, i cili bëri një Europian të shkëlqyer në vitin 2016 dhe me Atletikon e Madridit shkëlqeu duke i dhënë trofeun e Ligës së Europës. Dinamik dhe “vrasës” në zonë, ai është një sulmues i frikshëm.

Rezultate imazhesh për france national team 2918

Gjermania- Të fitosh Kupën e Botës dy herë radhazi është e vështirë, por Gjermania i ka të gjitha mundësitë dhe grupin e lojtarëve. Ata mund të përsërisin historinë dhe lavdinë e 4 viteve më parë, sepse e treguan në Kupën e Konfederatave që janë ende të uritur dhe kanë talente si Verner, Gorecka dhe Kimish, që mund të kontribuojnë për trofeun. Ylli dhe lojtari më i rëndësishëm i skuadrës është Mesut Ozil. Brilant sa herë luan nën drejtimin e trajnerit Lëv. Një lojtar që krijon lojë dhe pasime nga asgjëja, për të udhëhequr formacionin dhe skuadrën drejt triumfit. Ozili që kritikohej është shndërruar në lider.

Rezultate imazhesh për germany national team 2918

Spanja- Pas dy dështimeve në Europian dhe në Botëror, është koha për t’u rikthyer. Një miksim mes heronjve që fituan gjithçka në vitet 2008- 2012, Spanja është gati për t’u rikthyer. Në kualifikuese tregoi forcë dhe në miqësore ndaj ekipeve të mëdha gjithashtu bëri mirë. Duken të uritur dhe mbi të gjitha duan të vënë “drejtësi”. Lojtari më i rëndësishëm është David Silva, i cili ka bërë 100 ndeshje me skuadrën. Tani është 32 vjeç dhe performancat e tij janë konstante. Sezoni spektakolar me Sitin.

Imazh i ngjashëm