Analisti zbërthen në mënyrë matematikore deklaratën e Veselit për zgjedhje

Pas deklaratës së kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për zgjedhje ka reaguar analisti, Xhemal Ahmeti i cili e ka zbërthyer matematikën e kësaj deklarate siç e ka quajtur ai.

Lajme

22/10/2016 19:41

Sipas Ahmetit, deklarata e Veselit është ngritur mbi atë se LDK-së iu dha rasti për të qenë në pushtet, por nuk solli ndonjë rezultat, transmeton lajmi.net.

“Opozita në sytë e opinionit ka korrur më shumë fitore se të gjitha. Jo VV- ngase dogji veten me eskalimet edhe pse ajo ishte më dinamikja brenda refuzimit, por tjerat e sidomos AAK, e cila do të dijë tash sërish të ripozicionohet edhe më mirë se zgjedhjet e kaluara”, thotë ai.

Ahmeti thotë, se humbje në këtë lojë në zgjedhje eventuale do të pësojnë PDK-ja dhe VV-ja.

Lexoni postimin e plotë të Xhemal Ahmetit në Facebook:

“PDK, LDK DHE ZGJEDHJET

Deklarata e Kadri Veselit për zgjedhje do të jetë e ngritur mbi këtë matematikë:

LDK-së ia dhamë pushtetin por nuk solli asnjë rezultat nga të premtuarat.

Opozita u dëmtua rëndë nëpërmjet eskalimeve që i bëri e që LDK-ja doli e pafuqi për ta garantuar sigurinë.

Alternativat e shpallura e të parealizuara as kohë nuk kanë për të materializuar ekzistencën e tyre.

PDK e ka Presidentin dhe është ridisciplinuar përbrenda më shumë se çdo parti tjetër.

Dhe tjera pluse si këto shikuar nga perspektiva e PDK-së. Koalicionet e ardhshme nuk do të bëhen më nga HTH i urrejtur nga të gjithë, por nga unë, që megjitha konfliktet kam mbajtur kontakte të mira.

Problemi i kësaj matematike:

– LDK vërtet nuk përmbushi asgjë, por kryeministri me heshtjen e tij, hedhjen e përgjegjësisë tek partneri tjetër sa i përket dialogut si dhe me mosmbushjen e numrit të deputetëve (kundërshtarët) për asociacionin dhe kufirin nga ana e Partisë me pikë si demokrate dhe të pafajshme në dështimet rreth dialogut.

– Ajo po aq sa PDK do të thotë – dhe mundet – se nuk kishin shumë alternativa para se të ndërrojmë qeverinë ngase bllokonte partneri tjetër, i cili me kërkimin e zgjedhjeve shihet që ka qenë jo konstruktiv në bërjen e shtetit bashkë.

– Për shkak të postit Kryeministri ka bërë një biografi me pika pozitive sa i përket politikës me jashtë, e partnerin e thirri vetëm Shqipëria dhe tjerët ikin kah të mbërrijnë që mos e shohin Presidentin e akuzuar për gjithçka.

– Opozita në sytë e opinionit ka korrur më shumë fitore se të gjitha. Jo VV- ngase dogji veten me eskalimet edhe pse ajo ishte më dinamikja brenda refuzimit, por tjerat e sidomos AAK, e cila do të dijë tash sërish të ripozicionohet edhe më mirë se zgjedhjet e kaluara.

Humbje në këtë lojë në zgjedhje eventuale do të pësojnë me të madhe PDK e VV.

Kjo është matemtaike jonë dhe prsonale, natyrisht. Gjithçka në këtë botë del shpesh ndryshe”, shkruan ai. /Lajmi.net/