Analisti i Putinit: Qeveria në Serbi, nën kontrollin e SHBA-ve

Drejtori gjeneral i Institutit rus për Studime Strategjike (RISI), Leonid Resetnjikov, ka thënë se “mund të thuhet me siguri që qeveria në Serbi gjendet nën kontrollin e SHBA-ve”.

Bota

29/05/2015 18:19

“Pas rënies së BRSS-së, largimi i Rusisë nga Europa Linodre, Bullgaria dhe Serbia, ka bërë që këto vende të gjenden nën okupimin rus. Kjo posqërisht vlenë në raportet me Bullgarinë e cila tashmë është pjesë e NATO-s dhe BE-së. Elita e tyre varet plotësisht nga amerikanët dhe të deleguarit e tyre në Bruksel”, ka thënë Resetnjikov, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për revistën “Gasprom”, ka thënë se, fatkeqësisht, se situata në Serbi po ec me të njëjtin skenar.

“Ai shtet ende nuk ka arritur të hyjë në NATO dhe BE dhe për këtë arsye elita e tyre ka më pak mundësi të manovrohet, por mund të them me siguri të plotë se qeveria në Serbi, gjithashtu ndodhet nën kontrollin e SHBA-ve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se SHBA-të po i bëjnë presion këtyre shteteve që të mos e përkrahin rrjedhën jugore, për ta dëmtuar ekonominë ruse.