Analistët serbë: Nikoliq i papërgjegjshëm, ROSU realitet i ri në veri të Kosovës

Deklarata e presidenti të Serbisë, Tomisllav Nikoliq se “nëse duhet, do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë për t’i mbrojtur serbët” është propagandë dhe e papërgjegjshme, ka vlerësuar analisti serb, Dushan Janjiq.

Lajme

16/01/2017 20:04

Ai për mediat serbe ka thënë se kjo deklaratë kundërkushtetuese dhe se në marrëdhëniet ndërkombëtare do të trajtohet si kërcënim me armë, transmeton lajmi.net.

Janjiq ka thënë se kjo deklaratë tregon se Nikoliq nuk e meriton atë pozitë që e ka dhe se tashmë e ka nisur luftën për ta marrë edhe një mandat, por këtë e ka nisur me skandale.

“Me këtë deklaratë të presidentit mund të arrijmë në përfundim se ai më nuk është president, dhe se ai po flet si kandidat për president”, ka thënë Janjiq.

Sipas tij, treni është “huqje e madhe propaganduese e Serbisë”, që ka nxitur një sërë aktivitetesh që nuk janë në interes të Serbisë.

“Ekzistonin disa marrëveshje në kuadër të bisedimeve për mbrojtjen civile dhe ushtrinë, se nuk do të ketë stacionim të ushtrisë (së Kosovës) apo njësive speciale në veri. Ka pasur marrëveshje politike që njësitë speciale mund të lëvizin në veri vetëm me miratim të autoriteteve lokale dhe KFOR-it. Tash është krijuar realitet i ri. ROSU gjithmonë do të paraqitet kur këtë e vlerëson Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i”, ka thënë ai. /Lajmi.net/