Analistët serb: Rama nuk arriti t’i rezistojë nacionalizmit

Analistët serb thonë se kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk arriti t'i shmangej nacionalizmit në Serbi.

Lajme

10/11/2014 23:27

Kryeministri Rama gjatë konferencës për media deklaroi se është fakt që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 108 shtete të botës, por që homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq e cilësoi këtë deklaratë si provokim.

Analisti Alexander Popov, ka thënë se Rama provoi që ta forcojë pozicionin e shqiptarëve në rajon.

“Rama nuk arriti t’i rezitojë nacionalizmit”, ka thënë ai, raporton B92.

Ndërkaq për analistin Dusan Janjic, Rama dhe Vuçiq bënë deklarata të cilat “u përshtaten elektorateve të tyre”.

Kurse Predrad Simic, mendon se “Kjo ishte një mundësi e humbur e përmirësimit të marrëdhënieve”, ashtu siç u shpreh edhe kryeministri serb, përcjellë Express.