Analistët: Pak shpresë për AAK-në, ajo edhe mund të shuhet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas analistëve politikë, duhet të bëhet pjesë e qeverisjes sa më shpejtë që të jetë e mundur, ose ajo mund të shuhet. Por, për ta arritur këtë, ata vlerësojnë se ajo duhet të dal partia e tretë në vend, gjë të cilën nuk është e lehtë që ta arrijë.

Lajme

22/07/2015 08:54

Kështu kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, analistët Artan Muhaxhiri e Belul Beqaj.

Analisti politik Muhaxhiri ka vlerësuar se, pas përfundimit të procesit zgjedhor, udhëheqjen e re të AAk-së e pret një punë e jashtëzakonshme. Ai ka thënë se për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, AAK-ja duhet ë dalë partia e tertë në Kosovë.

Ndërsa, politologu Beqaj ka deklaruar se kryesia e re e AAK-së nuk do ta ndryshojë opinionin e elektoratit. Sipas tij, është koha të ndërtohet një imazh freskues, i cili do ta ringjallë AAK-në në perspektivë, ngaqë mbetja e saj jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme do të thotë shuarje e kësaj partie.