Analistët: LDK nuk shkon në qeveri me PDK-në (Video)

Të martën u bë thirrja publike, por të mërkurën nuk ndodhi asnjë takim.

Lajme

14/06/2017 21:06

Vetë mënyra se si Vetëvendosje bëri  ftesë  në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës me partnerë, por edhe të tjerëve që krijojnë Qeverinë, për dikë po duket e çuditshme.

Ish –këshilltari presidencial Ramush Tahiri, thotë se nëse vije deri te një ujdi konkrete, mes këtyre subjekteve, ka shumë punë për tu bërë.

Tahiri, megjithatë e sheh gati si të pamundur opsionin që LDK pas krejt bisedimeve që do t’i bënte me Vetëvendosjen të shkojë në koalicionin me PDK-në, e kështu të përsëritej skenari i 2014-së.

Nga ana e tij, analisti Bajrush Morina më parë e sheh LDK-në në opozitë sesa me një martesë tjetër politike me Partinë Demokratike.

Madje ky e quan shumë bujare ftesën që Albin Kurti, e bëri më 13 qershor, për mundësinë e krijimit të Qeverisë, me të kryeministër.

YouTube player