Ana Kabashi i përvishet punës!

Për publikun u bë e njohur pas suksesit të madh që arriti në "The voice of Albania", ku atë kohë mahniti gjithë shqiptarin me zërin e saj, fjala është për Ana Kabashin.

ShowBiz

12/03/2015 16:00

Ajo iu fut hovshëm skenës muzikore pas kthimit nga Voice dhe që atëherë nuk la pas dore asnjëherë muzikën.
Ana tani është shumë e angazhuar në mbrëmje muzikore si në Prishtinë po ashtu edhe në vendet tjerë të Kosovës, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi ku po pëlqehet mjaftë shumë nga të rinjtë shqiptarë.

Ajo javën që vjen do ta lansojë një këngë nga e cila pret një sukses të madh ngase siç tha ajo është punuar shumë në këtë projekt. Kënga do të vijë në bashkëpunim me reperin Ray Ray do të titullohet “Pitë” dhe sipas protagonistëve do të jetë shumë ritmike dhe shumë shpejtë do ta sjellin edhe me videoklip. trasnmeton indeksonline.net

Ana kohë më parë është kthyer nga Amerika, e pyetur nëse udhëtimi i saj kishte të bënte me ndonjë projekt muzikor ajo preferoj të mos fliste, çdo gjë t’ia lejë kohës.

Ende nuk e dimë për çka saktësisht është fjala por pritet të shohim se çfarë surpriza do na sjellë Ana Kabashi.