Ana e errët e shenjës suaj të horoskopit

Gjithmonë e lexojmë horoskopin apo karakteristikat e shenjave tona por asnjëherë nuk na tregojnë se cilat janë në fakt anët negative të shenjave tona.

Fun

16/02/2016 10:56

Lajmi.net ju sjell anën e errët për secilën prej shenjave.

Dashi

Dashi priret të kërkojë gjërat në mënyrë impulsive dhe është shenja më impulsive nga të githat. Nëse ideja nuk është e tyre, atyre nuk u intereson për të, dhe mund të jenë të papjekur.

Demi

Demi është posesiv, materialist, dhe ndonjëherë mendjemadh. Ata ndonjëherë kanë nevojë të mësojnë “rregullin magjik” me forcë. Janë kokëfortë dhe mund të jenë vetë-tolerues dhe dembelë.

Binjakët

Binjakët janë disa personalitete të futura në një person. Si një kuti e madhe shorti, kurrë nuk e di se çfarë do marrës. Ata kanë shumë interese dhe priren të konsiderojnë veten si mjeshtri i secilës prej tyre.

Gaforrja

Quhet gaforre për një arsye. Janë me humor shumë të lëvizshëm. Nuk e lënë “zonën e rehatisë” aq lehtë dhe ofendohen shumë shpejtë.

Luani

Luani priret të jetë i dashur dhe simpatik, por shumë shpesh ata simpatizojnë dhe dashurojnë veten më së shumti. Ata kërkojnë vëmendje dhe do provojnë të jenë qendra e vëmendjes gjatë gjithë kohës. Për Luanin, çdo gjë sillet rreth tyre.

Virgjëresha

Ki kujdes kur po rri me një Virgjëreshë, sepse ata priren të jenë shumë më gjykues se të gjithat shenjat e tjera. Janë perfeksionistë, kështu që edhe një buzëqeshje e shtrembër mund t’i bëjë ata të flasin për ty.

Peshorja

Peshorja është e pavendosur. Ata kalojnë shumë kohë duke përgaditur dhe duke studiuar çdo gjë të vogël. Janë lloji i njerëzve që rrinë në rradhën e supermarketit me dy shishe ketchup-i duke lexuar përbërësit.

Akrepi

Ferri nuk ka aq tërbim si një Akrep nëse përbuzet. Janë shumë pasionantë por priren të jenë manipulativë dhe të zjarrtë. Për ta, humoret e këqija janë baza.

Shigjetari

Shigjetarët janë të njohur për faktin që janë shumë të hapur, por ndonjëherë kjo mund të jetë pa shije. Mendojnë se i dinë të gjitha.

Bricjapi

Bircjapi është kontrollues. Ata nuk shkojnë me rrjedhjen e lumit. Shpesh përdorin njerëzit për përfitimet personale dhe i adhurojnë thashethemet dhe negativitetin.

Ujori

Ujori mendon se është shumë i logjikshëm dhe i zgjuar, që do të thotë se gjykojnë shumë shpejtë njerëzit. Kalojnë shumë kohë në kokën e tyre dhe mund të duken si të shpërqendruar. Japin këshilla shumë të mira por gati kurrë nuk e ndjekin atë për vete.

Peshqit

Peshqit nuk kanë drejtim. Njihen si shenja më e vjetër dhe më e e urtë dhe e ditur, por priren të jenë leshko./lajmi.net