Ana e errët e shkëlqimit të Dubait

Dubai është simbol i luksit, teknologjisë dhe rekordeve, por aty mund të regjistrohen jetët e dëshpëruara të punëtorëve nga Azia jugore.

Bota

04/12/2014 23:56

Por një fotograf iranian ka sjellë me foto anën e errët të këtij qyteti.

Ai ka fiksuar jetët e dëshpëruara të punëtorëve nga Azia jugore, që udhëtojnë drejt Dubait me shpresë për të ndërtuar një të ardhme me familjet e tyre.

Por aty gjejnë paga të ulëta dhe kushte të mjerueshme jetese.

Fotot e Farhad Berahman janë realizuar në Sonapur, emri jozyrtar për një kamp pune në periferi të Dubait, jo shumë larg nga qiellgërvishtëset luksoze.

Sonapur, në fakt, do të thotë “Qyteti i artë” në gjuhën hindi.

Aty jetojnë më shumë se 150 mijë punëtorë, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe Kina.

Shpesh ata nuk mund të largohen pasi punëdhënësit e tyre u marrin pasaportat, që të mos kenë mundësi arratisjeje.

30 vjet më parë Dubai ishte thjesht një shkretërirë, kurse tani është një nga destinacionet turistike më të famshme në botë./mapo.al/