Amnisty International: ‘Puçistët’ në Turqi po dhunohen brutalisht

Amnisty International ka njoftuar se ka dëshmi që thonë se Turqia ka torturuar qindra njerëz të paraburgosur pas grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik.

Bota

24/07/2016 23:32

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut më 24 korrik ka thënë se disa prej atyre që mbahen nën arrest, janë “marrë në pyetje derisa janë rrahur, torturuar, por edhe përdhunuar teksa mbaheshin në qendra paraburgimi zyrtare dhe jozyrtare në këtë vend”.

Autoritetet turke kanë paraburgosur më shumë se 13 mijë njerëz si masë ndëshkuese ndaj atyre që dyshohen se bënë përpjekje për të rrëzuar nga pushteti presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Organizata me seli në Londër ka cituar mjekë, avokatë dhe një zyrtar të një qendre në paraburgosje, të cilët thonë se ka dëshmi që flasin se të paraburgosurit janë viktima të abuzimeve brutale. Një zyrtar i lartë turk, është cituar nga agjencia e lajmeve franceze, “AFP”, teksa tha se akuzat e Amnisty International janë të pavërteta.