Ami dhe Ermali pranuan këtë dhuratë të ëmbël për vajzën

Më 12 mars, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë.

ShowBiz

06/04/2018 23:26

Amarda solli në jetë vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Sia, shkruan lajmi.net.

Çifti kohë pas kohe publikojnë imazhe të vogëlushes, por nuk preferojnë që t’ia ekspozojnë fytyrën ende në publik.

Ishte Ami ajo e cila së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, me të cilën zbuloi një dhuratë që pranuan për vajzën.

Ishte një kornizë e rregulluar me emrin e vajzës, datën e lindjes dhe detaje të tjera dekoruese, e cila i kishe pëlqyer tejmase asaj. /Lajmi.net/