Ami dhe Ermali mbledhin estradën në një vend (Foto)

“Ami Event” që është në pronë të Amarda Toskës, bashkëshortes së Ermal Mamaqit, dje mbushi 10 vite punë.

ShowBiz

30/05/2017 08:27

Për të celebruar këtë ngjarje, Ami dhe Ermali vendosën që t’i mbledhin të gjithë miqtë më të afër në një vend, shkruan lajmi.net.

Përveç bashkëpunëtorëve të ngushtë të “Ami Event”, të pranishëm ishin edhe emra të njohur të estradës.

Enca Haxhia, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Ingrit dhe Inis Gjoni, Gjyste Vulaj, Enis Bytyqi, e shumë të tjerë. /Lajmi.net/