Amerikanëve u ndalohen vizitat në Lazarat

Punonjësit e Qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, nuk do ta kenë të lejuar të vizitojnë fshatin e Lazaratit, të njohur për prodhimin e bimëve narkotike. Kjo ndalesë është bërë publike nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Lajme

05/04/2014 09:57

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ndalon rreptësisht të gjithë punonjësit e Qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, udhëtimin për në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër.

Ky vendin është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen e saj të internetit, raporton Topchanel.

“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marihuanës në Europë”.

“Në vitin 2004, një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e stacionit Policor në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marihuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë, zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.