Amerikanët vrasin me dron hakerin britanik të Shtetit Islamik

Shtetet e bashkuara të Amerikës tashmë i përdorin dronët edhe në sulmet kundër terroristëve islamikë.

Bota

27/08/2015 14:55

Hakeri britanik, i cili shërbente si ekspert kibernetik për shtetin islamik në Siri, mbeti viktimë e një sulmi të realizuar pikërisht me dron.

Junaid Hussain mendohet se është vrarë në afërsi të qytetit sirian, Raqqa. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ende nuk është deklaruar zyrtarisht në lidhje me këtë rast.

Hussain, 21-vjeç që jetonte në Birmingam, kishte lëvizur shpesh drejt Sirisë në dy vitet e fundit. Ai është përgjegjës për sulmet kibernetike ndaj disa llogarive online te Pentagonit.

Në vitin 2012, 21-vjeçari ishte arrestuar dhe dënuar me 6 muaj burg për shkak se kishte “hakuar njërën prej llogarive online të ish-kryeministrit Tony Blair.

Hussain dhe “hakerët e tjerë të ISIS u kthyen në një kërcënim serioz për departamentin amerikan të shtetit dhe strukturat evropiane./abc