Amerikanët nuk do të lejojnë destabilizimin e Maqedonisë!

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë janë pasojë e një krize si rrjedhojë e ndërlidhjes të së paku tre faktorëve politikë: krizës politike të brendshme, kontekstit ndërkombëtar dhe implikimeve rajonale.

Lajme

13/05/2015 07:46

Në një intervistë për të përditshmen Epoka e Re, ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, ka thënë se për atë që ka ndodhur në ngjarjet e fundit mund të flasë vetëm shërbimi inteligjent i këtij vendi.

Reka ka vlerësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë karshi krizës në Maqedoni, duke thënë se nuk beson që amerikanët (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të lejojnë destabilizimin e këtij vendi. /lajmi.net/