Amerikanët janë gati të shpikin gjëra të pabesueshme teknologjike

Shumica e amerikanëve janë të ngazëllyer për të ardhmen e teknologjisë, edhe pse risitë e tyre më të kërkuara janë si ato në filma sci-fi. Një lajm i publikuar në Pew Research Center këtë javë, tregon se shpikjet e amerikanëve brenda 50 viteve do të arrijnë aq larg sa që veturat nuk do të ecin më nëpër tokë, por nëpër ajër.

Auto & Tek

19/04/2014 17:20

Është e pamundur të dijmë se çfarë risi do të sjellë teknologjia në 50 vitet e ardhshme, por amerikanët mendojnë se ata kanë një ide mjaft të mirë. Qendra Kërkimore Pew këtë javë publikoi rezultatet e anketës që tregojnë pritje të mëdha të ndryshimeve shkencore për këtë periudhë.

Në përgjithësi, shumica e amerikanëve parashikojnë se zhvillimet teknologjike do të kenë një efekt pozitiv në shoqëri; pothuajse një e treta e njerëzve besojnë se ndryshimet shkencore do të çojnë në një të ardhme më të keqe.

Optimistët kryesisht varin shpresat e tyre në shpikje të pabesueshme, si organe të njeriut që prodhohen në laboratorë, apo kompjuterë që do të krijonin gjëra që njeriu nuk do të mund ti bënte. Idetë fanta-shkencore janë të njohura, megjithatë, shanset për tu bërë këto realitet dita e ditës po bëhen më të mëdha. Më pak se 40% e njerëzve presin që teknologjia të zhvillohet aq shumë sa që të krijohet edhe teletransporti – udhëtimi në kohë, dhe një e treta e njerëzve besojnë se njerëzit do të kolonizojnë planete të tjera deri në vitin 2065.

“Por në të njëjtën kohë ka shqetësime të mëdha në lidhje me zhvillimin teknologjik që mund të ndodhë në një afat më të shkurtër”, tha hulumtuesi në Pew, Aron Smith në një raport. Më shumë se gjysma e amerikanëve janë të shqetësuar në zhvillimet e fundit në shëndet, si duke lejuar prindërit që të ndryshojnë ADN-në e fëmijëve të tyre, apo se robotët mund të bëhen kujdestarët kryesorë të fëmijëve apo të moshuarve.

Parashikimet e Pew për periudhën e ardhshme 50 vjeçare

Shumica e njerëzve kanë shqetësime të mëdha, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për satelitët personal ose ata që fluturojnë përmes hapësirës ajrore të SHBA, dhe paisjet që mund të vishen ose implantet që vazhdimisht shfaqin informacione në lidhje me mjedisin e tyre.

A do të hipnit në një veturë pa shofer, e cila udhëton vetë? Publiku është i ndarë në mënyrë të barabartë në lidhje me atë nëse do të donin të testohen teknologjitë e reja. Nga ana tjetër, 72% e njerëzve besojnë se implantet e trurit për të përmirësuar kujtesën ose kapacitetin mendor janë të dobishme.

Në partneritet me revistën Smithsonian, Pew anketoi më shumë se 1,000 të rritur në shkurt, dhe gjeti se amerikanët kanë shikuar shumë filma të viteve të 80-ta, që kanë parashikuar të ardhmen teknologjike dhe të gjitha ato parashikime në filma tani po ndodhin.

Sipas rezultateve, tri shpikjet e ardhshme më të mundshme do të ishin veturat fluturuese, teletransporti apo udhëtimi në kohë. Kurse shpikja e tretë do të ishte “përmirësimet shëndetësore për të shtyer jetëgjatësinë e njeriut” apo për të kuruar sëmundje të mëdha, të cilat tani nuk mund të kurohen.