Amerikanët hyjnë në Tetovë me fabrikë që punëson 2,000 veta

Korporata amerikane e industrisë automobilistike “Lear” zyrtarisht publikoi se do të hapë një fabrikë për prodhimin e mbulesave për sediljet e automjeteve në Maqedoni. Do të fillojë si investim braunfild në Gostivar, ndërsa paralelisht do të punojë për ndërtimin e kapacitetit të saj në zonën industriale të Tetovës.

Lajme

19/05/2015 19:58

Ministri pa resor Vele Samak theksoi se negociatat kanë zgjatur dy vjet, vendimin e kanë sjellë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Maqedoninë e kanë zgjedhur si destinacion në konkurrencë me disa vende nga rajoni, raporton portali Zhurnal.

Në kapacitetin në Tetovë i cili duhet të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm, planifikojnë mbi 2.000 punësime.

“Ky është projekt mjaft i rëndësishëm i kompanisë amerikane në Maqedoni pasi që do të mundësojë vende të reja pune për të rinjtë dhe personat me përvojë veçanërisht të industrisë tekstile. Kapaciteti në Maqedoni do të qepë mbështjellës ulësesh për automjete për shumë brende të njohura që do të jenë për tregun evropian”, deklaroi Samak.

Korporata amerikane ka qarkullim vjetor pre 18 miliardë dollarësh dhe ka reparte në 30 vende të botës.