Amerika kritikon Serbinë pas vendimit ndaj të dyshuarve për djegien e ambasadës

Ambasada e Amerikës në Beograd ka kritikuar shtetin serb pasi asnjëri nga të akuzuarit për djegien e ambasadës në Serbi nuk është dënuar me burg.

Lajme

14/11/2017 19:43

Disa nga ta u liruan kurse disa tjerë u dënuan me kusht.

“Është vështirë e kuptueshme se ky vendim zgjati për nëntë vite, është e lidhur me dëmtimin e pronës gati gjysmë milioni dollarë dhe me vdekjen e një personi, kurse asnjëri nuk dënohet me burg”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Amerikës në Beograd, transmeton lajmi.net

Ambasada serbe ndryshe ka pretenduar se policët serbë u larguan nga pikat e tyre të zakonshme para ambasadës pikërisht në momentet para sulmit.

“Ata janë përgjegjës për këtë hap dhe nuk kanë reaguar kurrë, dhe vërejmë se nuk është trajtuar si duhet çështja nga prokuoria”, ka bërë të ditur ambasada.

Ndryshe, djegia e ambasadës së Amerikës në Beograd kishte ardhur pas shpalljes së pavarësisë së kosovës. /Lajmi.net/