American Hustle

Mjeshtrit e Mashtrimeve.

ShowBiz

22/12/2013 21:30

Personazhet kryesore janë dy mjeshtër të mashtrimeve, që shfaqen të pambrojtshëm dhe të parezistueshëm.

Në skenën e parë, Irving Rosenfeld (Christian Bale) i krehë flokët duke i zhvendosur qimet ekzistuese në pjesën tullace.

Prej këtu mund ta krijojmë një përshtypje se zotëria në fjalë është mashtrues. Dhe nuk do të gabohemi.

Në një party në Long Island të New York’ut, ai takon bukuroshen Sydney Prosser (Amy Adams), me të cilën e bashkon pasioni ndaj muzikës së Duke Ellington.

Kur Sydney e kupton më vonë se Irving është mashtrues, kjo e çimenton lidhjen e tyre. Ajo fillon të përdor aksent të rrejshëm britanik dhe shndërrohet në ”Lady Edith Greensly’, një posh grua nga Londra që ka lidhje të forta me bankierët.

Ata janë peshq të vegjël, por fati iu buzëqesh kur Richie DiMaso (Bradley Cooper), agjent i FBI, i inspiruar nga epoka post-Watergate, dëshiron t’i përfshijë në një operacion të madh antikorrupsion.

Fjala është për Abscam, që ndërlidh kongresmenët e korruptuar, kryebashkiakun e New Jersey’it, aktorët që shtihen si sheikë të pasur arabë, dhe mafinë.

American Hustle është i bazuar në rrëfime reale, apo siç thuhet në fillim: “Disa nga këto ngjarje kanë ndodhur vërtet”.

Në këtë film vështirë mund t’ia qëlloni se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Secili e mashtron secilin.

Ai do t’ju kënaqë, intrigojë dhe fascinojë.

A.M.

Traileri i American Hustle.