Ambrosio xheloze

Alessandra Ambrosio nuk është një grua xheloze, për shkak të aspektit të saj fizik, i cili e bën të ndihet e sigurt në vetveten. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk është xheloze edhe në të dashurin e saj, biznismenin Jamie Mazur, me të cilin ka një vajzë, Anja, dhe një djalë, Noah.…

ShowBiz

14/12/2013 07:00

Alessandra Ambrosio nuk është një grua xheloze, për shkak të aspektit të saj fizik, i cili e bën të ndihet e sigurt në vetveten. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk është xheloze edhe në të dashurin e saj, biznismenin Jamie Mazur, me të cilin ka një vajzë, Anja, dhe një djalë, Noah.

“Atij nuk i intereson aspak fakti se jam votuar si femra më seksi në botë. Përkundrazi, ndonjëherë lodhet me mënyrën se si më trajtojnë njerëzit, për shkak të famës sime”, ka shpjeguar Ambrosio për uebfaqen ‘The Edit’.

“Unë mund të jem shumë xheloze dhe kur i shoh modelet me meshkuj të famshëm, mendoj se unë nuk do të mund ta bëj kurrë këtë. E dua një mashkull të tërin për mua. Nuk do të doja të luftoja me një femër tjetër për një mashkull”, vahdoi ajo.

Ajo është lindur në Brazil, në brendësi të një familje mjaft katolike. Ajo kishte nisur të punonte për gjigantin e modelimit dhe veshjeve, Victoria’s Secret, në moshën 22 vjeçare dhe shpresh ka hasur në kundërshtim të prindërve, të cilët në fillim, nuk e kanë pritur mirë karrierën e saj si modele.

“Brazili është një vend mjaft sensual. Femrat gjithmonë e shfaqin prapanicën në plazh. Kurse, unë isha gjithmonë e kujdesshme. Edhe pse kam pozuar për Playboy, nuk kam bërë kurrë diçka vulgare. Më pëlqen gjithmonë të flas me familjen, së pari, për ta kuptuar nëse e shohin këtë si një gjë artistike”, përfundoi ajo.