Ambiciet e Iranit, ekspertët: Izraeli s’tha asgjë të re

Ekspertët janë që të gjithë me një mendje. Prezantimi spektakolar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përmes të cilit ai tentoi të tregonte se Irani po gënjen botën për programin bërthamor, nuk tregoi asgjë të re dhe asnjë provë në këtë kuadër.

Bota

02/05/2018 18:16

Netanyahu u përpoq të tregonte se Irani po shkel paktin bërthamor të vitit 2015 me fuqitë e mëdha, por veç Donald Trumpit dhe administratës së tij, duket se askush nuk e ka besuar.

Ekspertë të ndryshëm, të intervistuar nga mediet, thanë se dokumentet që paraqiti Netanyahu janë parë nga agjencia e OKB-së dhe janë përfshirë në raporte të ndryshme gjatë hartimit të paktit të vitit 2015, në kuadër të të cilit, Irani ra dakord të reduktojë ndjeshëm programin bërthamor në këmbin të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas tyre, dihej që Irani donte të kishte aftësi bërthamore dhe pakti ndalon pikërisht këtë mundësi. Ata thonë se elementi më i habitshëm i prezantimit të Netanyahut është fakti që Izraeli pretendon të ketë marrë një kamipon me dokumente sekrete nga zemra e Iranit.

Me përjashtimin e Trumpit, prezantimi i Netanyahut nuk habiti udhëheqësit botërore dhe firmëtarët e tjerë të paktit, nga të cilët, kryediplomatja e BE-së Federika Mogerini tha se nuk pa asnjë provë apo argument nga Netanyahu, se Irani po shkel paktin.

Megjithatë, analistët thonë se Trump dukt se i beson Netanyahut dhe për presidentin amerikan mjafton ajo që pa për të zhbërë paktin, për të cilin u desh shumë punë, por që edhe Izraeli e cilëson një gabim trashanik.