Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës – Lajmi.net
Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 20:54, 9 December 2018
24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor, raporton kallxo.com.

Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe:

Video ekskluzive: Veseli teston pajisjet ushtarake amerikane që do t’i ketë Ushtria e Kosovës

Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe të Ambasadës amerikane.

Lexo edhe:

Kryetari Veseli vizitoi Gardën Kombëtare të Iowas, merr përkrahje për Ushtrinë

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO