Amber Heard: Johnny Depp shumicën e kohës ishte nën ndikimin e alkoholit dhe drogës

Johnny Depp mund të përballet me probleme të mëdha nëse pretendimet mbi dhunën e ushtruar ndaj Amber Heard përfundojnë në gjykatë.

ShowBiz

28/05/2016 13:20

Burimet e afërta me Amber, kanë thënë Johnny është i zemëruar me të dhe mbi të gjitha e quan gënjeshtare në lidhje me akuzat mbi dhunën, shkruan TMZ.

Megjithatë, të njejtat burime theksojnë se në shumicën e kohës ai ishte nën ndikim të kokainës.

Amber pretendon se Johnny ishte ‘pothujase i matur gjatë gjithë kohës’ sa ishin të martuar, por ajo shton se Depp në shumicën e kohës ishte nën ndikim të kokainës, përveçse kur ishte në xhirim. Por, Amber shton se sapo të përfundonte xhirimet e filmit, ai i kthehej drogës dhe alkoholit.

Ajo e ka quajtur Depp paranoik dhe ka shtuar se ‘paranoja e tij, iluzionet dhe agresiviteti kanë prishur martesën’.

Ajo pretendon semnë të dyja rastet, ku ajo e ka akuzuar atë për dhunën në familje, ai ishte ‘nën ndikimin e alkoholit dhe drogës’.