Ambasdori britanik mbështet krijimin e Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë

Ambasadori britanik, Ruairi O 'Connell, nëpërmjet një postimi në Facebook ka mbështetur fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi, njëherësh ka bërë thirrje tek të gjithë akterët politikë që të angazhohen seriozisht në normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

Lajme

29/06/2018 15:20

“Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve. Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të bëjnë atë që munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogut”, shkruan ambasadori në Facebook.

Ai shkruan se edhe pas gati 20 viteve të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë mungojnë raportet normale ndërmjet vendeve.

Ambasadori thotë se e mbështet përpjekjen e Federica Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të krijuar raporte të reja dhe më të mira.

“Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re”, shkruan ai.