Ambasadorja shqiptare thotë se u takua me Trumpin, poston foto duke qëndruar pas tij

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber ka publikuar në Facebook foto ku thotë se është takuar me Presidentin e ri amerikan Donald Trump dhe zv/presidentin e ri Mike Pence.

Lajme

18/01/2017 23:33

Mirëpo nga fotot duket qartë se ambasadorja qëndron prapa krahëve të Trump, ndryshe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila takohet përballë me presidentin e ri të SHBA.

Faber u kritikua nga mediat shqiptare pse nuk arriti ta takojë presidentin e zgjedhur.