Ambasadorja serbe në Shkup ftohet për sqarime në MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka thirrur për bisedë ambasadoren e Serbisë Dushanka Divjak-Tomiq që të sqarojë praninë e këshilltarit në Ambasadë dhe pjesëtarit të BIA-s Goran Zhivaleviq në Kuvend, kur u bë sulmi i dhunshëm i qytetarëve të pakënaqur me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

Lajme

25/05/2017 19:49

“Takimi me Divlak-Tomiq ende nuk është realizuar dhe varësisht nga përmbajtja e bisedës me ambasadoren serbe në Maqedoni, do të sillemi në harmoni me konventën e Vjenës”, i është thënë portalit Telma nga MPJ e Maqedonisë.