Ambasadorja Rudi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Hondurasit

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Hondurasit, Juan Orlando Hernandez Alvarado.

Lajme

29/01/2018 16:20

Në përmbyllje të ceremonisë Ambasadorja Rudi takoi presidentin Hernandez dhe ia përcolli atij konsideratat më të larta nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Në ceremoninë e inaugurimit presidencial, në kryeqytetin Tegucigalpa, morën pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Ambasadorja Rudi pati rastin të takojë shumë nga të pranishmit.

Ambasadorja Rudi gjatë qëndrimit dy-ditor në Honduras, i dorëzoi letrat kredenciale te Sekretarja e Shtetit për Marrëdhënie me Jashtë duke u bërë kështu ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në Republikën e Hondurasit që nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky vend në vitin 2010.