Ambasadorja franceze në Beograd: Nuk ka kushte të reja për Serbinë

Christine Moro, ambasadore e Francës në Beograd, thotë se nuk ka kushte të reja për Serbinë në kapitullin 35 dhe se BE kërkon vetëm normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Lajme

19/10/2015 10:29

“Në kapitullin 35 nuk ka asgjë që tashmë nuk është në marrëveshjet mes Prishtinës e Beogradit. Ky kapitull vetëm merr elemente nga marrëveshjet në Bruksel dhe mendoj se do hapja e tij do të jetë një lajm i mirë, pasi që do të tregojë se dialogu ka pasur rezultate”, deklaroi Moro për Tranjug, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se shteti i saj e njeh Kosovën dhe se do ta përkrahë në anëtarësimin në UNESCO, por se ka shtuar se me kujdes do të shqyrtojnë çështjen e shkatërrimit të pronave serbe në Kosovë dhe se Kosova në UNESCO do të ketë përgjegjësi dhe fonde më të mëdha në mbrojtjen e tyre. /lajmi.net